Një ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja”, ku në një banesë ka ndodhur një rrjedhje gazi. Për pasojë, pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët, Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


