Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Oxhakut.
Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është një taksist rreth 40 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e plota të vdekjes. Autoritetet vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
