Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, në lagjen “Osman Haxhiu” ku viktima, shtetasi G. M., ka kryer vetëvrasje duke goditur veten me thikë. Paraprakisht, dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Autoritetet kanë marrë në referim materialet përkatëse nga specialistët dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.




