Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person është gjetur i pajetë.

Mësohet se viktima është një 62-vjeçar, i cili është gjetur i vdekur në fshatin Kotë. Paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar aksident, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.