Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një person është vrarë dhe dy gra kanë mbetur të plagosura.
Sipas korrespondentes së Top Channel Leonita Bajrami, ngjarja ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës. Autore e krimit dyshohet se është një nga gratë e plagosura, e cila raportohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri në kokë. Dy të plagosurat janë dërguar në QKUK ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa raportohet se gjendja e tyre paraqitet e rëndë.




