Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 14-vjeçar është qëlluar me thikë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në një park publik në Bolonja, ku i mituri është goditur 3 herë me thikë nga një 15-vjeçar. Ky i fundit tashmë është arrestuar, teksa i plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende arsyeja e sulmit, që ndodhi teksa i plagosuri e po ashtu autori, po luanin me disa fëmijë të tjerë. 14-vjeçari ka marrë plagë të rënda në gjoks dhe bark.