Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një person është goditur me sëpatë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, ku dy persona jnë përfshirë në një konflikt të dhunshëm. Njëri prej tyre raportohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur personin tjetër me të cilin është konfliktuar verbalisht një natë më parë.

Konflikti i mbrëmshëm ka vazhduar ditën e sotme ku disa minuta më parë, të dy personat janë konfliktuar sërish por këtë herë ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre. I dëmtuari është dërguar në spital, ku sipas bluzave të bardha ka marrë dëmtime në shpatull por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori i ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat. Grupi hetimor do vijojë me veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.