Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy persona janë gjetur të pajetë, një prej tyre shqiptar.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Kalamata, ku një prej viktimave është një 70-vjeçar grek dhe pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja. Sipas gazetarit Artur Bibe, viktima tjetër është një 50-vjeçar shqiptar, i cili është qëlluar me armë zjarri pas shpine, dyshohet në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.
Policia po heton lidhur me ngjarjen dhe deri tani mësohet se dy viktimat janë qëlluar me armë automatike.