Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku protagonist është bërë një shqiptar.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në e Halkidës, ku shqiptari është konfliktuar dhe ka goditur me lopatë një grek. Gjithçka raportohet se ka nisur pasi shtetasi grek kishte ofenduar vajzën e mitur 7-vjeçare të shqiptarit.

Gjatë debatit verbal, shqiptari rrëmbeu një lopatë dhe goditi në kokë të riun grek, që po merr aktualisht trajtimin në spital. Më pas, babai i viktimës, i cili është punonjës i varrezave të Halkidit, sapo pa të birin të plagosur, sulmoi familjen tjetër, duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre.

Në fund, policia mori denoncim nga të dyja familjet për sulm dhe plagosje dhe shoqëroi në Komisariat 7 persona, përfshirë vajzën e mitur të familjes shqiptare. Ata u liruan me urdhër verbal të Prokurorit, megjithatë dosja është nën hetim.