Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku një çift shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tyre të enjten.

Policia u njoftua rreth orës 16:30 për dy të shtënat me armë në lagjen Europe, në adresën 101 Rue Général-Paulet. Kur forcat e rendit mbërritën, ata zbuluan trupat e një burri 30-vjeçar dhe një gruaje 36-vjeçare, si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas hetuesve, dyshohet se ngjarja ka nisur me vrasjen e gruas dhe më pas vetëvrasjen e autorit të dyshuar. Çifti kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të kthehej në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin e tragjedisë.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.