Një 64-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi, pasi akuzohet se tentoi të përdhunojë një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Kypseli, teksa është denoncuar nga nëna e të resë, e cila ndërhyri për të shpëtuar të bijën. Mediat greke kanë publikuar edhe një video, nga momenti kur nëna përballet me shqiptarin. Videoja e kamerës së sigurisë tregon 64-vjeçarin duke hapur derën e përparme të apartamentit me çelësa dhe duke hyrë, më pas duke e kyçur atë përdëri. Pamjet filmike kapin gjithashtu sherrin me nënën, ku ajo e godet shqiptarin me një tigan për ta larguar.
Sipas asaj që ajo pretendon, kur u përpoq të telefononte policinë, u godit me grushte dhe shqelma. Pas incidentit, 64-vjeçari iku dhe është në kërkim.



