Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku 20-vjeçari Johan Zuko u vra me armë zjarri.

Detaje të reja po dalin në dritë për marrëdhënien mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Sipas raportimeve nga vendngjarja, ata kanë qenë shokë dhe dyshohet se janë rritur bashkë.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se autori i dyshuar ka precedentë penalë, ndërsa në të kaluarën është proceduar për vepra penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen.

Pas identifikimit të tij, Policia ka intensifikuar kërkimet për kapjen e autorit, ndërsa janë ngritur postblloqe në disa zona të Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa një ndër pistat kryesore mbetet konflikti i mundshëm mes dy të rinjve dhe motivi që çoi në përshkallëzimin e situatës.