Trupi i pajetë i një 55-vjeçari të zhdukur 20 ditë më parë është gjetur në liqenin e fshatit Fushë-Studë të Librazhd. Mësohet se trupi është pikasur nga turistët e shumtë që vizitojnë liqenin, të cilët më pas kanë lajmëruar edhe policinë.
Policia bëri me dije se viktima është shtetësi 55-vjeçari Ibrahim Lala. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.