Prokuroria e Korçës ka sekuestruar ditën e sotme një sërë pasurish të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Itali dhe Spanjë.

Mësohet se janë sekuestruar paratë e Endri Buliçkës në Pogradec, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i paligjshëm kriminal. Buliçka, ndonëse deklaronte se ishte i punësuar si kamerier në fshatin Udënisht, rezulton se nuk ka qenë kurrë realisht i regjistruar apo aktiv në ndonjë subjekt punësimi.

Pavarësisht kësaj, ai ka përfituar pasuri të konsiderueshme në emër të tij dhe familjarëve, të cilat dyshohen se janë rezultat i pastrimit të parave. Ndërsa nëna e tij, Edlira Buliçka, kishte hapur një aktivitet “Shitje online” me adresë shtëpinë familjare, pa qarkullim real ekonomik.

Lista e pasurive të sekuestruara:

  • Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.
  • Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;
  • Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;
  • Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe
  • Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;
  • Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.
  • Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;
  • Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;
  • Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;
  • Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;
  • Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie WDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;
  • Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
  • Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
  • Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.