Një rast i pazakontë i zënies së hapësirës publike ka ndodhur në mes të Tiranës.
Mësohet se në lagjen “Ali Demi”, 67-vjeçari Bujar Dosti kishte bllokuar rrugën, duke mos lejuar qytetarët të kalonin aty. Dosti tashmë është arrestuar, dhe ndaj tij rëndojnë akuza për 4 vepra penale. Ndërkohë, policia ka proceduar edhe të birin, Erald Dostin, si bashkëpunëtor.
Sipas “Panorama”, banorët shprehen se 67-vjeçari pretendonte pronësinë e rrugës, duke u thënë se askush nuk mund të kalonte, madje edhe nëse aty shkonte kryeministri Edi Rama.
“Nuk kalon njeri pa lejen time. Edhe Edi Rama të vijë, këtu nuk kalon”,- shprehej ai.
Ata e kishin bllokuar me mur dhe me blloqe hyrjen e një pallati me pretendimin se ishte prona e tyre, duke bllokuar në këtë mënyrë dhe portën dhe aksesin e banorëve në garazhin e pallatit.