Kandidatura e avokatit Elton Bano në Lushnje, i hapi telashe “shtëpisë së Lirisë”. Djali i ish deputetit demokrat, Ilir Bano, rezulton me dy ditëlindje në formularin e vetëdeklarimit.

Ai ka ndryshuar datëlindjen nga data 24.01.1981 në 24.07.1978. Po ashtu, ka ndryshuar edhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë, në Lushnje. Rasti i tij ka sjellë debate në KQZ ku përfaqësuesi ligjor i PD e ka konsideruar rast të dyshimtë.

Partia Demokratike zyrtare këmbëngul se Elton Bano ka të shkuar të errët dhe është arrestuar për vjedhje, duke kërkuar hetim për të.

Sipas selisë blu ai është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, një argument që vetë kjo parti nuk e merr shumë në konsideratë kur bëhet fjalë për kandidatët e saj. Akuzat janë hedhur poshtë nga Elton Bano, i cili i konsideron sulme personale.

“Lushnja dhe bashkëqytetarët e mi më njohin dhe e dinë se mua nuk më përndjekë asnjë e shkuar e errët”