
Ky është Fatjan Koka. Ai figuron si debitor për një kredi që nuk e ka marrë kurrë. Në vitin që pretendohet se është marrë kredia ai ka qenë ushtar në Dibër. Ndërkohë që kredia është marrë në Tiranë.
Pavarësisht se ai nuk e ka marrë këtë kredi, i janë sekuestruar rreth 14 paga si dhe ka nisur procese gjyqësore.
“Kam një problem me kredinë e marrë në vitin 2007 me zonjën kredimarrëse nuk kam lidhje fare. Ne vitin 2007 kam qene ushtar kam librezën e ushtrisë sepse zonja pretendon qe ka punuar me mua dhe i jam gjendur. Ne vitin 2005 unë kam pasur një overdraft me të shtëpisë dhe një kredi të vogël që janë likujduar në 2020. Ne kohen që zonja pretendon që ka punuar me mua unë kam qenë me vendbanim ne Dibër kam dhe certifikatat. Zonja është nga Mirëdita dhe kredia është marre te Raiffeisen Bank te rruga Durrësit. Ne vitin 2017erdhi përmbarimi me solli një zarf te puna ku punoja ne Zog te Zi në një karburant dhe me bllokuan llogarite.
Shkova te Drejtoria e Policisë te Krimi Ekonomik bëra raportim bëra dhe kallëzim ne Gjykate. E humba çështjen se firma sipas tyre është e ngjashme. Ata kane krahasuar vetëm firmën tek faqja fundit jo 7 te tjerat. Përmbarimi është FS shkova u interesova i thashë qe kam kthyer zarfin se nuk e njoh zonjën.
Kjo çështje ka nisur që në shtator të 2017 dhe më janë bllokuar 14 paga. Ajo pretendon që gjate kësaj kohe unë kam qenë me qira në Kodër të Kuqe. Unë kam 13 vite që jetoj në Don Bosko” u shpreh Fatjan Koka, denoncues.