Top Story nis sezonin e tretë të dokumentarëve investigativë, ku në qendër të vëmendjes do të jetë interesi publik, transparenca e institucioneve dhe shkeljet e pushtetit.


Në këtë cikël të ri pritet të transmetohet fenomene të rënda të abuzimit me pronat, vrasje të pazbardhura, politikanë të korruptuar, probleme sociale të rënda që shqetësojnë opinionin publik, investigime për mjedisin dhe shumë sektorë të tjerë.


Një seri dokumentarësh me rëndësi pritet të shfaqen edhe për shqiptarët e Kosovës.


Me një numër klikimesh rekord në dy sezonet e para, Top Story do të mbajë të shtrënguar pas ekranit shikuesit edhe këtë vit, ku politika është përfshirë nga fushata elektorale.


Sonte në mbrëmje, Top Story do të trajtojë sërish temën e Covid-19, por duke sjellë disa rrëfime ekskluzive të personazhve të njohur. Gazetarë, artistë, biznesmenë e politikanë do të flasin të gjitha fazat e sëmundjes, që nga infektimi e deri tek momentet më të vështira të humbjes së familjarëve.


Këtë sezon, për shkak të vitit zgjedhor, Top Story do të shfaqet çdo të Martë, në orën 22:30 në Top Channel dhe ritransmetim të Mërkurën në orën 23:00.