avokati-i-popullit-igli-totozani-640x346Avokati i Popullit,  Igli Totozani vlerëson Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, si një pasqyrim realist dhe korrekt të situatës së të drejtave të njeriut.


Avokati i Popullit garanton se do ta shqyrtojë imtësisht këtë raport, duke e shndërruar në një program pune të pazëvendësueshëm.


Igli Totozani thekson se ky raport është një ndihmë e çmuar dhe e pazëvendësueshme në punën e përditshme të institucionit të Avokatit të Popullit, në mbrojtje të të drejtave të njeriut.


Avokati i Popullit, Igli Totozani, shpreh falënderime dhe mirënjohje të veçantë për Departamentin Amerikan të Shtetit, për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer në forcimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.


14 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)