avokati-i-popullit-igli-totozani-640x346Ankesat


Avokati i Popullit ka nisur një tur takimesh në jug të vendit për t’u njohur me problematikat e qytetarëve. Fillimisht, Totozani është ndalur në Fier, ku përfaqësues të shoqërisë civile janë ankuar për kushtet e jetesës, por edhe për ndotjen e mjedisit.


“Të takojmë qytetarët për të marrë kërkesa individuale në zyrën tonë rajonale në Fier dhe për t’i nxitur qytetarët që t’i drejtohen kësaj zyre dhe pa bërë Avokatin e Popullit”, u shpreh Totozani. Takimet e Avokatit të Popullit do të vijojnë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Tepelenë me stafin e shtëpive të fëmijëve jetimë dhe verifikimin e ambientit ku jetojnë të miturit.