Momente tensioni janë regjistruar para nisjes së seancës plenare, ku një grup protestuesish ka hedhur vezë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste, Ervin Hoxha dhe Eduard Shalsi.
Incidenti ndodhi teksa dy deputetët po lëviznin në këmbë përgjatë Pedonales, në rrugën drejt Kuvendit. Në ato momente, protestuesit iu afruan duke i qëlluar me vezë dhe duke brohoritur slogane kundër mazhorancës.
Gjatë incidentit u dëgjuan thirrje si “Tradhtarë”, “Parlament i krimit” dhe fyerje të tjera të drejtuara ndaj përfaqësuesve të shumicës parlamentare.
Më herët, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Edhe ai u godit me vezë nga protestuesit teksa po kalonte në zonën e Pedonales për t’u drejtuar drejt Kuvendit.
Protesta jashtë Parlamentit vijon nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në zonë janë dislokuar forca të shumta policie për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve
