Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dënuar në mungesë me 15 vite burg Domart Konjarin


Ai u dënua në arrati, pasi i fshihet drejtësisë nga marsi 2016.


Konjari është i njohur për trafik ndërkombëtar kokaine dhe është dënuar me 10 vjet burg në Francë, por dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale. 


Ai akuzohet nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda.


Konjari u arrestua në nëntor 2015 për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet franceze të drejtësisë.


Por u lirua nga qelia 5 muaj më vonë, pasi Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.