Elbasani është përballur sërish me trafik të rënduar këtë fundjavë, një situatë që tashmë është kthyer në problem të përhershëm për hyrje-daljet e qytetit.

Pavarësisht reshjeve të shiut, fluksi i automjeteve ka qenë i lartë, duke krijuar radhë dhe vështirësi në qarkullim në akset kryesore.

Sipas specialistëve, gjatë fundjavës në këtë segment qarkullojnë rreth 30 mijë automjete, ndërsa në ditët e zakonshme numri i mjeteve arrin mesatarisht në 18 mijë.

Rritja e ndjeshme e lëvizjes së automjeteve gjatë fundjavës vijon të shkaktojë ngarkesë të madhe në infrastrukturën rrugore të qytetit, ndërsa drejtuesit e mjeteve përballen me vonesa të shumta në hyrje dhe dalje të Elbasanit.