Tre vetë denoncohen për shkelje të ligjeve të importit. Një qen qe fshehur në banjon e një autobusi.
Bari – Gjashtë qen të rracës Staffordshire Bull Terrier dhe një tjetër i rracës Carlino u konfiskuan në Bari së fundmi për shkak se qenë sjellë në mënyrë klandestine nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Në rast se do të shiteshin në treg, këto qen mund të kushtonin deri në 5 mijë euro.
Njëri prej qenve qe fshehur nga një nënshtetas malazez në banjon e një autobusi që drejtohen nga një shqiptar dhe kishte për destinacion Breshian. Të gjitha kafshët e konfiskuara nuk kishin dokumentacion shoqërues dhe as sistemi identifikimi individual, i cili kërkohet aktualisht në Itali për kafshët shtëpiake.
Tre të huaj janë denoncuar për tregti të paligjshme ndërsa qentë janë dërguar në një qendër të posaçme.
29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)