Situata në aksin kombëtar Përrenjas–Elbasan paraqitet tejet problematike, me qarkullimin e mjeteve tërësisht të bllokuar.
Për dhjetëra kilometra, automjetet nuk lëvizin fare, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.
Sipas informacioneve, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit në Elbasan.
Lëvizja e mjeteve vijon të përkeqësohet, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi të mëdha për drejtuesit dhe pasagjerët.
