Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha mëson se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku sipas burimeve nga SPAK janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Hetimi u krye nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi. Për këtë dosje janë firmosur nga Gjykata e Posaçme me urdhër të SPAK 14 masa sigurie.
Bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe që kishte destinacion Gjermaninë, e dyta për mbi 400 kg kokainë të nisur nga Amerika Latine drejt Holandës. Dhe e treta për një ngarkesë marijuane që ishte dërguar drejt Turqisë.
Top Channel
