Një i ri është vendosur nën akuzë për shpërndarje kokaine mbasi u zbulua pas një sherri me një të sapo arrestuar, i cili rezultoi se i kishte një borxh.

Por prokuroria dyshon se Edison Ndoja të cilin gjykata e apelit e la nën arrest në burg ishte duke I kërkuar paratë e kokainës shpërndarësit Luan Hasi. Ky i fundit sipas informacioneve që kishte policia udhëtoi nga Tirana për të shpërndante doza kokaine në Klos. Gjatë ndërhyrjes së antidrogës Hasi braktisi makinën dhe 51 gramë kokainë dhe tentoi të arratisej.

Veprimet e mëpasshme hetimore zbuluan në telefonin e shpërndarësit të parë një mesazh nga një i panjohur ku shkruhej “o luan ato lekë do paguhen veçse nëse shuhemi ne si racë“. Një komunikim i tillë ka zgjuar kureshtjen e prokurorit, i cili ka pyetur të dyshuarin e parë Hasi, që pranoi se numri i telefonit i përkiste garantuesit të kokainës Ndoja dhe se atij duhet ti dorëzoheshin 2 mijë euro.

Po Ndoja insiston se nuk është shpërndarës dhe se i infiltruari Hasi i ngriti grackë për të shmangur borxhin.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se përherë e më shumë po shtohen zbulimet e shpërndarësit
Policia e shtetit konfirmon për TCH se nga janari deri në shtator të këtij viti ka deleguar për hetime 2233 shtetas të dyshuar si shpërndarës droge, prej të cilëve 598 janë arrestuar në kushte flagrance.

1578 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë jo vetëm për shkak të moshës, por edhe sepse kanë rezultuar përdorues.