Një 40-vjeçar nga Shijaku është ekstraduar drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit prej 7 vitesh, 7 muajsh e 12 ditësh burg për përfshirje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Bëhet fjalë për Fatjan Stafën, i njohur edhe me aliasin Fatjan Dushku, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence.

Sipas dosjes hetimore, gjatë viteve 2009-2013, ai dyshohet se në bashkëpunim me shqiptarë të tjerëorganizonte trafikun e kokainës nga Holanda drejt Italisë, duke shërbyer si ndërmjetës deri në dorëzimin e drogës te shpërndarësit. Pas ekstradimit, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në një burg italian.