Drejtësia shqiptare ishte një nga çështjet e trajtuara në Kongresin amerikan. Joe Wilson ngriti shqetësime mbi korrupsionin, krimin e organizuar dhe integritetin zgjedhor në Shqipëri.

Ai ngriti pyetje ndaj administratës së Presidentit Donald Trump se çfarë po bën për të luftuar trafikun e drogës të lidhur me vendin. Në përgjigje, mori angazhimin për bashkëpunim me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale.

“Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me qeverinë shqiptare për t’u përballur me organizatat kriminale transnacionale që veprojnë prej andej”, deklaroi Lawton.

“Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore”, tha ai.


“Në veçanti, kemi zbuluar se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka qenë relativisht efektive në adresimin e disa prej çështjeve që janë ngritur.”