Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj, përpara se të humbiste jetën.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar, Astrit Koni, ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij, Drita Koni, si dhe partnerin e saj aktual. Më pas, ai është hedhur nga një kullë, duke gjetur vdekjen në vend.
Çifti kishte rreth 20 vite që jetonte në Itali, ndërsa mësohet se 59-vjeçari punonte si kopshtar në një kështjellë në zonë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa pritet që mediat vendase të publikojnë më shumë detaje në vijim.
