Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar 20-vjeçar ka dhunuar brutalisht nënën e tij, në ditën e tij të lindjes dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas raporteve të “The Sun“, 20-vjeçari Ricardo Merkur ka pasur një grindje të ashpër me nënën e tij, Albana Kastrioti, 53 vjeç, gjatë një dreke në shtëpinë e tyre. Fqinjët njoftuan policinë, pasi zhurmat e përplasjes u dëgjuan nga jashtë. Në momentin e ngjarjes, babai i viktimës dhe vëllai i madh ishin jashtë shtëpisë. Policia erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjeti Albana Kastriotin të pavetëdijshme në banjë, të gjakosur.

Ricardo, i frikësuar dhe i tronditur nga ajo që kishte bërë, u largua nga shtëpia dhe, pasi la telefonin e tij në shtëpi, mori makinën dhe u hodh në det. Pas 38 orësh kërkimesh, trupi i tij u gjet nga zhytësit të dielën, ndërsa mjekët e shpallën vdekjen e tij për shkak të hipotermisë dhe mbytjes.

Në anën tjetër, Albana Kastrioti ndodhet në spitalin e Maceratas, në koma të thellë, pas një frakture të nofullës dhe disa dëmtimeve të tjera në fytyrë. Ajo pritet të kalojë një operacion të mundshëm për trajtimin e dëmtimeve të nofullës gjatë javës.

Ricardo dhe prindërit e tij shqiptarë jetonin në Pollença që nga vitet ’90. Albana ka një institut estetike, ndërsa bashkëshorti i saj është i angazhuar në industrinë e ndërtimit me një biznes të vogël.