Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në orët e para të së premtes në zonën e Atikës.
Siç raportohet, i riu humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me barrierat dhe më pas u përmbys. Të paktën pesë zjarrfikës ndërhynë për të nxjerrë 23-vjeçarin nga automjeti.
Më pas u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
