Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në liqenin e Ulzës, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në ujë nga mjeti lundrues që drejtonte.

Rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit lundrues gjatë lëvizjes në liqenin e Ulzës dhe ka rënë në ujë.

Sipas të dhënave paraprake, në tentativë për të rimarrë kontrollin dhe për t’u kapur sërish pas mjetit lundrues, 37-vjeçari dyshohet se është mbytur.

Për gjetjen e tij janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.