Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ndërfushas, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se rrëshqiti aksidentalisht dhe ra në lumin Fan i Vogël.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, kur shtetasi M. K., banues në këtë fshat, po kthehej drejt banesës së tij. Gjatë rrugës, ai dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në lumë, ku për shkak të mbytjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje. Nga të dhënat paraprake, ngjarja është klasifikuar si aksidentale. Materialet për rastin janë referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.