Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.
Policia bën me dije se shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
