Një ngjarje tragjike është shënuar në njësinë administrative Kelmend, në zonën malore të “Kozhnje”, Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, një 40-vjeçar dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi, duke humbur jetën në vend.
“Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”-njofton Policia.