Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në zonën e “Breg Lumit”, në Fierzë të Tropojës.
Rreth orës 17:30, një 20-vjeçar nga Kosova, me inicialet L. D., dyshohet se është mbytur teksa po lahej në ujërat e liqenit.
I riu ndodhej në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur grupet e emergjencës dhe grupi hetimor.
Autoritetet po punojnë për nxjerrjen e të riut dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht dinamikën e mbytjes.
