54 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë me një anije Mesdheun nga Libia për në Itali, raportojnë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara. Sipas Organizatës së OKB-së për refugjatë, UNHCR, vetëm njeri nga emigrantët që synonin të mbërrinin në Itali i mbijetoi përvojës së hidhur 15-ditore, që ndodhi pasi 55 persona u nisën nga Libia në fund të qershorit. I mbijetuari u shpëtua në brigjet tuniziane të hënën në mbrëmje, dhe është duke u trajtuar për dehidratim dhe ekspozim të diellit.
Ai u ka rrëfyer zyrtarëve të UNHCR-së se, pjesa tjetër e udhëtarëve vdiqën si pasojë e dehidratimit, pasi nuk kishin ujë të pijshëm. Një numër i madh emigrantësh nga Libia i janë drejtuar Italisë me anije të ndryshme për t’u larguar nga situata e vështirtë politike dhe ekonomike e vendit të tyre, ndërkohë që 170 vetë kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të mbërritur në brigjet italianë që nga janari i këtij viti.
11 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)