Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Greqi.

Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të cilën komunikonte në rrjetet sociale, është një nga pistat e hetimit, pasi mësohet se ishte kërcënuar nga ish-partneri i saj, kanë raportojnë mediat greke.

Tezja e viktimës ka deklaruar se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish i dashuri i vajzës me të cilin Sulo Halili kishte krijuar një romancë.

Në emision in “Me Zemnër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, babai i Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.

“Më njoftoi nusja e djalit për ngjarjen. Ditën që u zhduk, djali shkoi të merrte patentën.
Ishte me një shokun e tij, më pas u ndanë bashkë, kur ai e telefonoi më pas telefoni dilte i fikur. Im bir nuk kishte konflikte me askënd.
Askush nuk e ka kërcënuar të paktën unë nuk kam dijeni.
Ai ishte shumë i qetë, kishte gati 6-7 vite që jetonte në Greqi. I martuar kishte 4 vite. Martesa ishte pak problematike, por nuk di më shumë se cili ishte shkaku. Kanë 2 fëmijë bashkë, të mitur.
Trupi i tim biri u identifikua vetëm në sajë të ADN-së, analizat u krahasuan me gjakun që dhashë unë”, u shpreh ai.

Mënyra se si u vra shqiptari tregon se krimi është kryer nga njerëz që e planifikuan eliminimin e tij prej një kohe të gjithë, e mbi të gjitha e dinin se çfarë duhet të bënin për të mbuluar gjurmët.27-vjeçari, punëtor ndërtimi dhe banues në Halkida, përpara se të zhdukej u kishte thënë të afërmve se do të shkonte në Tebë me një mik. Sipas informacioneve, ai e la mikun e tij në Tebë dhe i tha këtij të fundit se do të shkonte në Vilia të Atikës për një punë. Atje, dy ditë pas zhdukjes së tij, makina e 27-vjeçarit u gjet e braktisur. 27-vjeçari ishte i martuar dhe madje e telefonoi gruan e tij kur mbërriti në vendngjarje për ta njoftuar. Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës. Vrasësit raportohet se nuk lanë asnjë gjurmë pas. Ata përdorën një makinë të vjedhur me targa të rreme që korrespondonin me një automjet identik.