50-vjeçari Elvis Haliaj dhe dy djemtë e tij të mitur humbën jetën tragjikisht mesditën e djeshme, pasi u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës.

Ata u mbytën të tre, në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin, teksa deti ishte i trazuar dhe në breg nuk kishte asnjë roje plazhi.

3 familjarët kishin zgjedhur të kalonin një fundjavë të bukur në plazh, teksa këtë e kanë treguar dhe me postimet në rrjetet sociale. Një prej tyre është dhe postimi i fundit i Reit, djalit më të vogël, i cili ishte vetëm 13 vjeç.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare bënë të ditur se ndërhynë për t’i shpëtuar, por të tre personat kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat ishin nga Tirana. Në zonë u raportua se nuk kishte asnjë roje bregdetare e se ambulanca u vonua për gati 1 orë.