Edi Rama ka reaguar nga Yerevan, ku ndodhet për samitin e Komunitetit Politik Europian, pas tragjedisë së rëndë në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Kryeministri e cilësoi ngjarjen si një “dhimbje të pangushëllueshme”, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe lutjet për shërimin e fëmijës që ndodhet në spital.

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.”, shkruan Rama.