monoksid karboni, pas një rrjedhjeje të gazit që dyshohet se është shkaktuar nga një kaldajë me defekt në shtëpinë e tyre në Porcari, në provincën e Luccës.
Një detaj që ka shtuar edhe më shumë dhimbjen dhe trishtimin është fakti se familja Kola kishte blerë këtë shtëpi vetëm një vit e gjysmë më parë dhe ishte zhvendosur aty vetëm pesë muaj më parë, shkruan La Repubblica.
Viktimat janë: Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeçe, djali Hajdar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeç. Ata u gjetën të pajetë në shtëpi nga vëllai i kryefamiljarit, i cili kishte ngritur alarmin pasi familja nuk po iu përgjigjej telefonatave.
Pasi karabinierët mbërritën në vendngjarje, ata trokitën disa herë në derë, por nuk morën përgjigje. Ata hapën derën me forcë dhe kur hynë brenda, përballë tyre ishte një skenë dramatike: katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme.
Vëllai i kryefamiljarit humbi ndjenjat për shkak të helmimit me monoksid karboni, por arriti të dalë nga shtëpia përpara se të pësonte të njëjtin fat. Ai ngriti alarmin dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Cisanello në Piza, ku është aktualisht në gjendje kritike, por jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, dy oficerë të karabinierëve që morën pjesë në shpëtimin e viktimave pësuan dehje të lehtë nga monoksidi karboni, por janë jashtë rrezikut.
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të tragjedisë, ndërsa dyshimet më të forta janë për defektin në kaldajë, i cili shkaktoi rrjedhjen e monoksidit të karbonit dhe çoi në këtë tragjedi që ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin shqiptar në Itali.
