Janë zbardhur identitetet e autorit të dyshuar dhe viktimës së krimit të rëndë në familje të regjistruar në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, 64-vjeçari Shtjefën Ziçi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit me detaje të mëtejshme.
