Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës nisi me një minutë heshtje në nderim të tre viktimave të tragjedisë së ndodhur në fshatin Domën.
24-vjeçarja Bleona Çobaj (Çelaj) dhe dy fëmijët e saj të mitur, Amar, 18 muajsh, dhe Anuar, 3 vjeç, humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të dyshuar të shkaktuar nga një bombol artizanale gazi.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi ndodhi pranë një banese të vjetër në pronësi të familjes, e cila ishte e braktisur prej rreth 20 vitesh.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e tragjedisë.
