Një pushim në bregdet është kthyer në tragjedi për një familje nga Kosova, pasi një 68-vjeçar ka humbur jetën në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”. Shtetasi kosovar, me inicialet S. B., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ishte duke u larë në det.
Pavarësisht situatës së krijuar, 68-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë dhe është mbytur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.
