Një ngjarje tragike ka ndodhur në Lezhë, ku një grua e moshuar dhe djali i saj kanë ndërruar jetë.

Raportohet se fillimisht, një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij. Sipas policisë, ai dyshohet se ka vdekur nga shkaqe natyrale, pasi nuk u konstatuan shenja dhune në trup. Pas kësaj, nëna e tij, 72 vjeç, ka kreyr vetëvrasje duke u varur, pasi mori lajmin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.