Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, ku një 48-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Mësohet se 48-vjeçari jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshortja.
Kanë qenë familjarët ata që, pasi nuk kanë arritur ta kontaktojnë gjatë ditës, kanë njoftuar policinë.
Pas ndërhyrjes për hapjen e derës së banesës, efektivët e policisë e kanë gjetur të pajetë brenda dhomës.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës.
Trupi është dërguar në morg për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
