Një aksident i rëndë në Itali u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë nga Mitrovicë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës, Faton Peci, i cili përmes një postimi publik ka njoftuar se Ardian Avdyli, 21 vjeç, dhe Fidan Peci, 27 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht në aksident.

Në reagimin e tij, Peci ka shprehur ngushëllime për familjet Avdyli dhe Peci, duke theksuar se humbja e jetëve të reja është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët, por për gjithë qytetin dhe Kosovën.

Autoritetet italiane pritet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit.