Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Borsh.

Gazetari i Top Channel Mikel Marsi raporton se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën e plazhit dhe për pasojë, dy persona kanë ndërruar jetë. Mësohet se viktimat janë një burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeç,  të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon. Ndërkohë, dy të plagosurit raportohet se janë në gjendje të rëndë,

Forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të askidentit.