Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së enjtes në zonën e Cuneos në Itali.

Automjeti me të cilin udhëtonin, një “Jeep Avenger”, ku ndodhej edhe një person i tretë që ka mbetur i plagosur rëndë, u përplas me një kamion. Në mjetin e rëndë ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spitalet e Saviglianos dhe Cuneos.

Dy shqiptarët u nxorën pa shenja jete nga automjeti, teksa rruga u bllokua për një kohë të gjatë për të lejuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe kryerjen e ekspertizës nga forcat e rendit, të cilat po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.